Pamje kur raketa e rebelëve Houthi godet një shkollë në Izrael - NACIONALE

Pamje kur raketa e rebelëve Houthi godet një shkollë në Izrael

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shkollë shumëkatëshe në Ramat Gan, e cila u shemb pas goditjes nga koka e raketës balistike që u pengua pjesërisht dhe që ishte hedhur nga rebelët Houthi të Jemenit do të rrënohet dhe do të rindërtohet, tha të enjten kryetari i qytetit, përderisa e vizitoi vendin e ngjarjes dhe po vlerësohej dëmi i madh.

Kryetari Carmel Shama-Hacohen, vlerësoi se dëmi është rreth 11 milionë dollarë dhe tha se shkolla fillore “Ramat Ef’al” do të ketë një ndërtesë të re, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ushtria izraelite fillimisht tha se kishte penguar një raketë të hedhur në drejtim të pjesës qendrore të Izraelit nga rebelët Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani. Ushtria tha se disa pjesë të raketës armike ose të raketës penguese ranë në tokë dhe njëra prej tyre në ndërtesën kryesore të shkollës, duke e shembur atë.

Më vonë të enjten, megjithatë, ushtria tha se, sipas një hetimi fillestar, shkolla me gjasë ishte goditur nga koka e raketës pas pengimit të pjesshëm të saj.

Nuk pati të lënduar nga incidenti, edhe pse disa vetura të parkuara në atë zonë u dëmtuan nga mbetjet që ranë mbi to.

Raketa e nxiti aktivizimin e sirenave të alarmit për sulme ajrore në rajonin qendror. Miliona izraelitë u vendosën në strehimore kundër bombave në mes të natës.

“Për fat të mirë, dëmi u shkaktua në mes të natës” – tha kryetari i qytetit. Thuhet se nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër derisa të bëhet gati objekti i ri.

Lajme të ngjashme