Pamje: Izraeli thotë se ka vrarë me sulm nga ajri një operativ elit të Hezbollahut në Liban - NACIONALE

Pamje: Izraeli thotë se ka vrarë me sulm nga ajri një operativ elit të Hezbollahut në Liban

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një pjesëtar i forcës elite të Hezbollahut, Radwan, u vra përmes një sulmi izraelit me dron në jug të Libanit të enjten, tha ushtria izraelite.

Sipas njoftimit, pjesëtari i forcës Radwan ishte duke operuar në zonën Deir Seryan dhe se veprimet e tij ishin në kundërshtim me armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Nga armëpushimi i arritur në nëntor të vitit të kaluar, forcat izraelite qëndruan në disa zona të Libanit dhe thonë se kanë vrarë më shumë se 230 operativë të Hezbollahut në këtë shtet.

Ata i ka akuzuar për shkeljen e kushteve të armëpushimit.

Hezbollahu, grup i përkrahur nga Irani, filloi të kryente sulme ajrore drejt Izraelit pas fillimit të luftës me Gaza, duke thënë se po solidarizohej me palestinezët.

Lajme të ngjashme