Pamje: Dy të moshuar shpëtohen nga vërshimet në Itali përmes helikopterit - NACIONALE

Pamje: Dy të moshuar shpëtohen nga vërshimet në Itali përmes helikopterit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar dy të moshuar përmes helikopterit nga kulmi i shtëpisë së tyre, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje dheu në rajonin verior Italian, Emilia-Romagna.

Nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, pasi 14 lumenj dolën nga shtretërit, duke vërshuar 23 qyteza, raporton televizioni BBC.

Në videon e publikuar në internet, një shpëtues i lidhur me litar për helikopteri kap një të moshuar dhe pastaj e vendos në helikopter. Pas tij, njësoj veprohet edhe me të moshuarën.

Poshtë shihet ndërtesa e rrethuar nga uji, i cili kishte mbuluar një sipërfaqe të madhe.

Lajme të ngjashme