Pamje: Droni i Hezbollahut bie në Izrael - disa të lënduar, një në gjendje kritike - NACIONALE

Pamje: Droni i Hezbollahut bie në Izrael - disa të lënduar, një në gjendje kritike

1 javë më parë

nga NACIONALE

Tetëmbëdhjetë persona u plagosën, pasi një dron i hedhur nga Libani të mërkurën goditi një qendër komuniteti në fshatin verior kufitar izraelit, Arab al-Aramshe, thanë ushtria dhe mjekët.

Shërbimi ambulantor “Magen David Adom” tha se katër prej të plagosurve janë në gjendje serioze. Katër persona të tjetë kan pësuar lëndime mesatare, ndërsa të tjerët lëndime të lehta, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Hezbollahu e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte vënë në shënjestër një ndërtesë të shfrytëzuar nga ushtria izraelite me raketa dhe dronë të ngarkuar me lëndë shpërthyese.

Ky grup tha se sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj vrasjes së tre anëtarëve të tij, përfshirë dy komandantë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit të martën.

Ushtria izraelite tha se disa predha e goditën komunitetin kufitar, por nuk publikoi menjëherë të dhëna për pasojat në njerëz. Sipas raportimeve të mediave, edhe një automjet është goditur në sulm.

Sirenat e alarmit nuk u aktivizuan. Ushtria po heton pse alarmi nuk ishte aktivizuar para sulmit.

Në pamje të publikuara në rrjete sociale shihet droni duke u përplasur në një qendër komuniteti.

Jo shumë kohë pas sulmit, alarmet paralajmëruese për raketa u dëgjuan dy herë në Arab al-Aramshe.

Pas sulmit, ushtria izraelite tha se i vuri në shënjestër zonat e nisjes së dronëve. Aeroplanët luftarakë gjithashtu goditën një ndërtesë ku ishin mbledhur operativë të Hezbollahut, në Ayta ash-Shab, në jug të Liabit, sipas ushtrisë izraelite.

Lajme të ngjashme