Pamje dramatike nga fundosja e një superjahti në Itali
Një superjaht i quajtur My Saga, është fundosur gjatë fundjavës në brigjet italiane.
Pamjet dramatike të marra nga roja bregdetare e të publikuara nga The Independent, shfaqin momentin e fundosjes së jahtit me gjatësi rreth 40 metra.
Në video duket My Saga duke luftuar kundër dallgëve përpara se të fundoset i tëri në ujë.
Ndërsa ende nuk dihet shkaku i fundosjes së tij, është bërë e ditur se nga kjo anije janë shpëtuar 9 persona.
I projektuar nga arkitekti detar Tim Heywood, My Saga u ndërtua në Itali në vitin 2007.
Në kohën e incidentit, jahti ishte duke u nisur nga Gallipoli për në Milazzo nën një flamur të Ishujve Kajman.