Pamje: Disa punëtorë shpëtojnë për pak nga raketa që bie në Izrael - NACIONALE

Pamje: Disa punëtorë shpëtojnë për pak nga raketa që bie në Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video të incizuar në zonën e Netivot-it të Izraelit shihet në raketë e hedhur nga Rripi i Gazës që për pak nuk godet një grup punëtorësh në një vend të hapur afër qytetit jugor.

Hamasi e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili, sipas zyrtarëve lokalë në Netivot, u përbë nga më shumë se 50 raketa, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Të paktën 20 predha u penguan nga sistemi “Iron Dome” mbi atë zonë, ndërsa disa raketa ranë në qytet dhe në një komunitet afër tij, duke shkaktuar dëme materiale, por jo pasoja në njerëz.

Lajme të ngjashme