Pamje: Aurorat shumëngjyrëshe i mahnitin evropianët, u panë edhe nga Kosova - NACIONALE

Pamje: Aurorat shumëngjyrëshe i mahnitin evropianët, u panë edhe nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dritat veriore e kanë zbukuruar qiellin mbrëmjen e së premtes në pjesët qendrore dhe veriore të Evropës, duke mahnitur shumë njerëz. Aurora u pa edhe nga disa pjesë të Kosovës.

Aurora u pa në pjesën verilindore të bregdetit britanik, por edhe në Irlandë, përfshirë kryeqytetin Dublin, raporton gazeta “The Guardian”.

Aurora ndodh, kur grimca të ngarkuara përplasen me gazra në atmosferën e Tokës, përreth poleve magnetike.

Shtetet të Bashkuara, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike lëshoi një paralajmërim të rralë për stuhi të ashpër gjeomagnetike të premten.

Qiell me ngjyrë të pazakonshme – rozë – u pa edhe nga një pjesë e Kosovës.

Qytetari Nazmi Latifi ka dërguar një fotografi të shkrepur në Kmetoc të Gjilanit, që është publikuar në faqen “Meteo Kosova” në rrjetin “Facebook”. Në të shihet qielli ngjyrë rozë.

Kjo faqe ka publikuar edhe fotografi që qytetarët kanë dërguar nga Kamenica, Mitrovica dhe Gjermania.

Lajme të ngjashme