Pamje: Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, dy të tjerë vdesin - NACIONALE

Pamje: Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, dy të tjerë vdesin

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka pësuar lëndime në një aksident me veturë afër Lagosit të Nigerisë. Dy persona të tjerë kanë mbetur të vdekur.

Qeveria në shtetin Ogun të Nigerisë tha se dy të vdekurit ishin “shtetas të huaj, meshkuj”, raporton televizioni BBC.

Policia lokale i tha televizionit britanik se Joshua është dërguar në spital. Më herët, autoritetet thanë se boksieri kishte pësuar lëndime të lehta, por ishte mirë.

Zyrtarët dyshojnë se automjeti në të cilin ndodhej Joshua u përplas në një kamion që ishte ndalur, përderisa po e anashkalonte në shpejtësi.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Joshua shihet duke shfaqur shenja të dhimbjes, përderisa largohet nga vetura e aksidentuar.

Joshua – kampion i dyfishtë botëror në kategorinë e rëndë – ka rrënjë familjare në Sagamu, qytezë në shtetin Ogun të Nigerisë.

Një i afërm i boksierit i tha televizionit BBC se Joshua e viziton zakonisht Nigerinë në periudhën e Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme