Pakistani raporton për ushtarë të vrarë pas sulmeve nga talibanët e Afganistanit - NACIONALE

Pakistani raporton për ushtarë të vrarë pas sulmeve nga talibanët e Afganistanit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Pakistani tha se dy ushtarë iu vranë, pasi talibanët afganë nisën një operacion kundër pozicioneve ushtarake përgjatë kufirit të përbashkët mes dy vendeve të enjten vonë.

Tre të tjerë u lënduan, përderisa forcat pakistaneze iu kundërpërgjigjën “zjarrit të paprovokuar”, tha ministri i Informacionit, Attaullah Tarar, raporton televizioni BBC.

Të dyja palët pretendojnë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha njëra-tjetrës gjatë përleshjeve me armë. Njerëzit në rajonet kufitare të Pakistanit i thanë BBC-së se kishin dëgjuar shpërthime dhe u është kërkuar që të vendosen në vende të sigurta.

Talibanët afganë thanë se kishin nisur një operacion “të shkallës së lartë” si kundërpërgjigje ndaj sulmeve pakistaneze të kësaj jave, që pretendohet se lanë të vrarë të paktën 18 njerëz. Islamabadi tha se kishte vënë në shënjestër gjoja kampe militantësh e zona ku ata po fshiheshin.

Zëdhënësi ushtarak i talibanëve, Mawlawi Wahidullah Mohammadi, tha se “operacioni i hakmarrjes” filloi rreth orës 20:00 sipas kohës lokale të enjten.

Zëdhënësi kryesor i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se përmes ofensivës u vranë “shumë” ushtarë pakistanezë dhe disa të tjerë u kapën.

Një gjë e tillë u mohua nga një zëdhënës i kryeministrit pakistanez, i cili gjithashtu e kontestoi pretendimin e Mujahidit se 15 pika ushtarake ishin kapur./Nacionale

Lajme të ngjashme