Pakistani përdor shi artificial në përpjekje për ta ulur ndotjen e ajrit - NACIONALE

Pakistani përdor shi artificial në përpjekje për ta ulur ndotjen e ajrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shiu artificial është përdorur në përpjekje për ta ulur nivelin e ndotjes së ajrit në Lahore të Pakistanit.

Kryeqyteti rajoni i provicnës Punjab, afër kufirit me Indinë, është në mesin e vendbanimeve me ajrin më të ndotur në botë dhe është ndotur tepër për shkak të një popullsie në rritje prej më shumë se 13 milionë banorësh, raporton gazeta “The Guardian”.

Në fillim të dhjetorit, cilësia e ajrit në qytet ishte aq e dobët, saqë shkollat, dyqanet dhe parqet u mbyllën për katër ditë. Në fund të fundjavës së kaluar, indeksi i cilësisë së ajrit arriti në nivel që konsiderohet tepër i rrezikshëm për shëndetin.

Në përpjekje për ta pakësuar ndotjen, qeveria në Punjab të shtunën e përdori atë që quhet si “mbjellje e reve” për të formuar shi në dhjetë zona të qytetit duke shfrytëzuar një aeroplan të vogël të tipit “Cessna”.

Kjo metodë, e njohur edhe si “kaltërim i qiellit”, është përdorur për të nxitur reshje në disa shtete në Lindje të Mesme, Kinë e Indi.

Bilal Afzal, ministër provincial në detyrë i Mjedisit, tha se mbjellja e reve ka qenë proces i suksesshëm, por pranoi se reshjet ishin të pakta, pasi cilësia e reve nuk ishte shumë e mirë.

Megjithatë, cilësia e ajrit në Lahore u përmirësua me vetëm ca milimetra shi, duke rënë nga 300 AQI189 AQI, tha ky zyrtar. Sidoqoftë, përfitimet zgjatën vetëm disa ditë para se ndotja të kthehej në nivelin e mëparshëm.

Ai shtoi se autoritetet planifikojnë që ta zbatojnë rregullisht mbjelljen e reve gjatë periudhës së smogut. “Nëse mund ta pastrojmë ajrin me kosto të karburantit për një aeroplan të vogël, zbatimi do t’ia vlente goxha mirë”- tha Afzali.

Lajme të ngjashme