Osmani e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e Iranit me dronë e raketa ndaj Izraelit.
Osmani përmes një shkrimin në rrjetin social “X”, ka thënë se Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin iranian.
Ajo ka thënë se ky sulm çon në përshkallëzim të madh dhe paqendrueshmëri në rajon dhe më gjerë.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese.” – ka shkruar ajo.
“Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë.” – ka bërë thirrje presidentja Osmani.
Kujtojmë se të shtunën mbrëma, Izraeli është sulmuar nga Irani. Ky është sulmi i parë iranian në territorin e Izraelit.
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran's attack against Israel.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.