Operohet nga sinusët kryeministri britanik Boris Johnson
Zyra e Kryeministri britanik Boris Johnson, ka njoftuar se Johnson ka pasur një operacion nën anestezi të përgjithshme ditën e hënë për shkak të sinusëve të tij.
Zëdhënësi i Johnson, Max Blain, tha se pas procedurës, të cilën ai e quajti “rutinë”, kryeministri ishte kthyer në shtëpinë e tij në Doëning Street dhe ushte duke pushuar.
Ai njoftoi se operacioni ishte planifikuar paraprakisht dhe ishte kryer nga mjekë që punonin për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të financuar nga shteti në një spital në Londër.
Gjatë kohës së operacionit, Johnson u zëvendësua nga zëvendëskryeministri Dominic Raab.
Kujtojmë se Johnson, në prill të vitit 2020 ishte shtruar në kujdesin intensiv për shkak të infektimit me koronavirus, por Blain tha se procedura e së hënës nuk kishte lidhje me COVID-19.
Johnson, 58 vjeç, do të udhëtojë në një konferencë të Commonëealth në Ruanda më vonë këtë javë dhe nga fundi i muajit do të marrë pjesë në samitet e Grupit të Shtatë dhe NATO-s.