OpenAI do të lansojë ‘web’ të ri për të sfiduar Google Chrome - NACIONALE

OpenAI do të lansojë ‘web’ të ri për të sfiduar Google Chrome

1 vit më parë

nga NACIONALE

OpenAI është pranë lansimit të një ueb-i të armatosur me inteligjencë artificiale, i cili do të sfidojë Google Chrome-in dominues të tregut të Alphabet (GOOGL.O), raportoi Reuters.

Sipas tyre, shfletuesi pritet të lançohet në javët në vijim dhe synon të përdorë inteligjencën artificiale për të ndryshuar në mënyrë themelore mënyrën se si konsumatorët shfletojnë në internet. Ai do t’i japë OpenAI një qasje më të drejtpërdrejtë te një gur themeli i suksesit të Google: të dhënat e përdoruesve.

Nëse do të adoptohej nga 400 milionë përdorues aktivë javorë të ChatGPT, shfletuesi i OpenAI mund të vinte nën presion një komponent kyç të rubinetit të të ardhurave nga reklamat të rivalit Google.

Uebi i OpenAI është projektuar që të mbajë disa ndërveprime të përdoruesve brenda një ndërfaqeje të ngjashme me ChatGPT-në, në vend që të klikojnë për të shkuar në faqe të tjera, sipas Reuters.

Shfletuesi është pjesë e një strategjie më të gjerë të OpenAI për të thurur shërbimet e saj në jetën personale dhe të punës së konsumatorëve, shkroi mediumi.

Lajme të ngjashme