OKB: Mbi 730 milionë njerëz jetojnë me uri, mbi një milion shujta në ditë gjuhen - NACIONALE

OKB: Mbi 730 milionë njerëz jetojnë me uri, mbi një milion shujta në ditë gjuhen

4 javë më parë

nga NACIONALE

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, më shumë se një milion shujta ushqimore në ditë hidhen në mbeturina, edhe pse mbi 730 milionë njerëz në botë jetojnë në uri.

Rreth një e pesta e ushqimit çohet dëm, nganjëherë përmes shpërdorimit ose planifikimit të dobët, nganjëherë nga mungesa e qasjes në frigoriferë ose hapësira të duhura për ruajtje, sipas raportit të OKB-së për Indeksin e Humbjes së Ushqimit, që u publikua të mërkurën. Thuhet se kostoja e kësaj humbjeje është rreth 1 trilion dollarë në vit, raporton gazeta “The Guardian”.

Amvisëritë janë përgjegjëse për shumicën e ushqimit të çuar dëm në botë – rreth 60 për qind e një miliard tonëve të ushqimit të hedhur në mbeturina në vit. Megjithatë, edhe sistemet komerciale të ushqimit janë gjithashtu kontribuese thelbësore: shërbimet ushqimore përbënë 28 për qind të humbjes, ndërsa shitoret me pakicë rreth 12 për qind më 2022, sipas të dhënave më të reja që janë në dispozicion.

Në këto shifra nuk përfshihet një 13-përqindësh shtesë i ushqimit që humb në zinxhirin furnizues, mes të vjelave dhe tregut, shpesh nga refuzimi ose prishja e ushqimit të ngrënshëm.

Jo vetëm që humbja po i shteron burimet natyrore, por është gjithashtu kontribuese e madhe në krizat klimatike e të biodiversitetit, duke përbërë rreth 10 për qind të gazrave serrë në nivel global dhe duke e zhvendosur gjënë e gjallë nga aktivitetit intensive bujqësor, pasi më shumë se çereku i tokës bujqësore në botë jepet për kultivimin e ushqimit që më pas shkon dëm.

Lajme të ngjashme