OKB-ja kërkon hetim mbi të vrasjen e një amerikano-turke në Bregun Perëndimor
Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për një "hetim të plotë" për vrasjen e një gruaje amerikano-turke në Bregun Perëndimor gjatë një proteste të premten.
Siç shkruan BBC-ja, mediat lokale raportuan se Aysenur Ezgi Eygi, 26 vjeç, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite, ndërsa merrte pjesë në një protestë javore kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje në qytetin Beita pranë Nablus.
Ushtria izraelite tha se "po shqyrtonte raportet se një shtetas i huaj u vra si rezultat i të shtënave në zonë".
Një dëshmitar okular i tha programit Neëshour të BBC-së se kishte dëgjuar dy të shtëna në protestë.
Duke reaguar ndaj vrasjes, Stéphane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha: "Ne do të dëshironim të shohim një hetim të plotë të rrethanave dhe se njerëzit duhet të mbahen përgjegjës."