OKB-ja: Izraeli dhe Hamasi kryen krime lufte, Izraeli edhe krime kundër njerëzimit - NACIONALE

OKB-ja: Izraeli dhe Hamasi kryen krime lufte, Izraeli edhe krime kundër njerëzimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një hetim të OKB-së të mërkurën u vlerësua se Izraeli dhe Hamasi kishin kryer krime lufte në fazën e hershme të luftës në Gaza, ndërsa veprimet e forcave izraelite përbëjnë edhe krime kundër njerëzimit për shkak të humbjes së madhe të civilëve.

Rezultatet dolën nga dy raporte paralele të Komisionit të Hetimeve në OKB, njëri i përqendruar në sulmet e 7 tetorit dhe tjetri në kundërpërgjigjen e Izraelit, raporton agjencia “Reuters”.

Izraeli, që nuk bashkëpunoi me komisionin, i hodhi poshtë rezultatet, duke i cilësuar si anësi anti-izraelite. Hamasi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Në raportet që u publikuan në Gjenevë, duke e mbuluar konfliktin deri në fund të dhjetorit, u zbulua se të dyja palët kishin kryer krime lufte, përfshirë torturimin, vrasjen ose vrasjen me dashje, nëpërkëmbjen e dinjitetit personal dhe trajtimin çnjerëzor ose mizor.

Përmes një deklarate, komisioni tha se disa prej krimeve të luftës, si vrasja, gjithashtu përbëjnë krime kundër njerëzimit nga Izraeli, duke shtuar:

“Numrat e pamasë të viktimave civile në Gaza dhe shkatërrimi i gjerë i objekteve dhe infrastrukturës civile ishin rezultati i pashmangshëm i një strategjie të ndërmarrë me qëllimin që të shkaktohet dëm maksimal, duke i shpërfillur parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masave të duhura paraprake.”

Nganjëherë, dëshmitë e grumbulluara nga organet e OKB-së e kanë formuar bazën për ndjekje penale për krime lufte.

Ato mund të përdoren nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ku prokurorët muajin e kaluar kërkuan që të lëshohen urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre udhëheqës të Hamasit nën dyshimet për krime lufte.

Lajme të ngjashme