Obama në konventën e demokratëve: Jemi gati për presidenten Kamala Harris - NACIONALE

Obama në konventën e demokratëve: Jemi gati për presidenten Kamala Harris

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mes brohoritjeve “Po, ajo mundet”, ish-presidenti amerikan, Barack Obama, iu rikthye të martën skenave të fitoreve në të kaluarën për t’ia kaluar stafetën e historisë politike Kamala Harrisit, duke e kritikuar kundërshtarin e saj republikan, Donald Trump.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë e mbajti fjalimin përmbyllës në mbrëmjen e dytë të Konventës Kombëtare Demokrate në Chicago. Ai nxiti brohoritje të shumta, përderisa dha kritika të ashpra për Trumpin, i cili e pasoi në Shtëpinë e Bardhë më 2017, raporton gazeta “The Guardian”.

“Neve nuk na duhen edhe katër vjet dërdëllitje e paaftësi e kaos. E kemi parë atë film më parë dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një tregim më të mirë. Ne jemi gati për presidenten Kamala Harris” – tha Obama.

Ai po fliste 20 vjet pas “shpërthimit” të tij të parë në skenën politike, në konventën e demokratëve në Boston. Atë verë, Harrisi kishte ndihmuar për organizimin e grumbullimit të fondeve për garën e Obamës për Senat në Illinois. Katër vjet më vonë, ajo e kishte mbështetur zonjën Hillary Clinton në zgjedhjet paraprake presidenciale.

“Po ndihme me shpresë, sepse kjo konventë gjithmonë ka qenë goxha e mirë për fëmijët me emra qesharakë që besojnë në një shtet ku gjithçka është e mundshme, sepse ne e kemi mundësinë për të zgjedhur dikë që e ka kaluar tërë jetën e vet në përpjekje për t’ua dhënë njerëzve mundësitë e njëjta që Amerika ia dha asaj. Dikë që ju sheh ju dhe ju dëgjoj ju dhe do të zgjohet secilën ditë dhe do të luftojë për ju: presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris” – shtoi ish-presidenti Obama.

Më tej, ai e vlerësoi lart punën e presidentit në largim, Joe Biden, i cili nuk ishte i pranishëm në konventë. “Historia do ta kujtojë Joe Bidenin si president që e mbrojti demokracinë në një moment të rrezikut të madh. Unë jam krenar që ta quaj atë presidenti im, por edhe më krenar që ta quaj miku im” – tha Obama.

Lajme të ngjashme