Nuk raportohet asnjë viktimë; Katari ndalon sulmin e Iranit në drejtim të bazës amerikane
Baza Ajrore Al Udeid në Katar u sulmua "me raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme që vinin nga Irani", tha një zyrtar i mbrojtjes së SHBA-së, dhe ministria e mbrojtjes së Katarit konfirmoi se mbrojtja ajrore e vendit i kishte ndalur me sukses raketat.
Zyrtarë iranianë i kishin dhënë Katarit një njoftim paraprak për sulmin para se të lëshonin raketat drejt një baze ushtarake amerikane në vend, sipas CNN. Koordinimi synonte të minimizonte viktimat dhe të ruante një mundësi për de-përshkallëzim, tha burimi.
Pas sulmit, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike deklaruan se Irani “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë agresion ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare.” Irani gjithashtu deklaroi se mbetet i përkushtuar për të ruajtur marrëdhënie të mira me Katarin dhe theksoi se sulmet “ishin larg zonave urbane dhe vendbanimeve,” sipas sekretariatit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
Administrata Trump e priste që Teherani do të hakmerrej pas sulmeve të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës. Aeroplanët amerikanë që nuk ishin në hangar u zhvendosën nga Baza Ajrore Al Udeid javën e kaluar, sipas një imazhi satelitor të datës 19 qershor që tregon pista thuajse të zbrazëta.