Nuk ka gjumë në qytetin e bombarduar pamëshirshëm të Ukrainës
Nata e parë është gjithmonë më e vështira në Mykolaiv. Gjumi është gati i pamundur në një qytet ukrainas që ka qenë cak i vazhdueshëm i bombardimeve ruse, që prej fillimit të luftës në shkurt.
Mendja juaj ose është duke vrapuar - duke u përpjekur furishëm të kuptoni se sa afër ishte shpërthimi i fundit, ose duke pyetur veten se sa kohë mund të kalojë para se dritaret të dridhen përsëri dhe të tingëllojë zhurma ulëritëse e sirenës së sulmit ajror.
Por, nëse vizitorët si unë, në udhëtimin e tretë në qytet që prej kur filloi lufta, i gjejnë netët e gjata sfiduese, çka për lokalët, të cilët kanë pasur vetëm 20 netë të qeta prej kur filloi lufta.
"Gjumë? Jo shumë", tha menaxherja i hotelit një mëngjes javën e kaluar. Ajo duke energjike në mars, teksa vraponte për t'iu treguar strehën e bombardimeve të ftuarve.
Por tash, fytyra e saj tradhtoi dërrmimin që shihet nëpër tërë Mykolaivin.
"Nuk kam bodrum timin në shtëpi. Është vërshuar nga uji. Kështu që, nuk kemi ku të fshihemi. Thjesht shtrihemi aty në errësirë. Mbrëmë eksplodimet ishin më së afërmi deri tash - disa blloqe larg", tha ajo.
Dikur zhurmat e zakonshme, si një derë që mbyllet fuqishëm ose një kamion mbeturinash, tash janë të të mbushura me terror, derisa njerëzit i flasin vetes ndërgjegjshmërisht, instiktivisht dhe vazhdimisht, për të reaguar ndaj gjithçkaje që mund të tingëllojë si raketë.
"Unë? Jam mundur të fle herët. Rreth orës 19:00, 20:00. Kështu, ju mund të flini për disa orë para se të fillojnë bombat, nëse jeni me fat", tha Gela Chavchavadze, 60vjeçare.
Eksplodimet zakonisht fillojnë pak pas mesnatës. Të shtëna aritlerish nga nga pozitat ruse nga jugu, raketa fronti në lindje dhe të shtëna të lansuara nga anije nga Deti i Zi dhe më larg.
Nganjëherë është një objektiv specifik, por - aksidentalisht ose me qëllim - bombardimet më së shumti ndodhin në lagje të populluara.
Në javën e fundit, bombardimet ruse kanë prekur një nivel tjetër të terrorit.
"Është një qytet i madh", tha zëdhënësi ushtarak i Mykolaivit, kapiten Dimitro Pletenchuk. Por, ai na këshilloi të vishnim armaturë trupore tërë kohën dhe më dërgoi një mesazh më vonë për të konfirmuar se 130 civilë ishin vrarë dhe 589 janë plagosur nga raketat ruse që nga shkurti.
Duke pastruar copëza xhami nga shkatërrimet që i ishin bërë në pjesën e kuzhinës, dy orë pasi eksploduan bombat, dentisti Alexander Yakovenko, 58-vjeçar, mendonte pse është ende gjallë.
"Nuk mund ta shpjegoj. Nuk duhet të jem gjallë këtu. Sirenat fillojnë çdo natë. Por, për çfarëdo arsye, mbrëmë vendosa të largohesha nga dhoma e gjumit dhe të kaloja në anën tjetër të apartamentit", tha ai, duke drejtuar gishtin nga dëmtimet në mur që sigurisht do ta vrisnin.
Një fqinje, Olga, e cila kishte ardhur për të ndihmuar rreth pastrimit, filloi të qante.
"Çka t'i them nipit? Ai u zgjua një natë, duke qarë dhe më tha - 'gjyshe, dua të jetoj'," tha ajo, para se të rikthehej për të pastruar më shumë copëza xhami nga dyshemeja.
Duke kërkuar ngushëllim apo kuptim në tërë këtë shkatërrim, disa njerëz në Mykolaiv po mësojnë më shumë rreth religjionit.
"Është gjithçka në duart e zotit. Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë", tha 67-vjeçarja Svetlana Kharlanova, duke qëndruar në prag të derës.