“Nuk jam më i djalë i ri”: Si u arsyetua Bideni për debatin me Trumpin? - NACIONALE

“Nuk jam më i djalë i ri”: Si u arsyetua Bideni për debatin me Trumpin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Joe Biden, president i ShBA-së, ka folur rreth debatit për garën presidenciale me Donald Trumpin, ish-president i ShBA-së.

Gjatë të premtës, Biden ka thënë se synon të mposhtë Trumpin në nëntor në zgjedhjet presidenciale, duke mos dhënë asnjë shenjë që ai mund të konsiderojë largimin nga gara, pas një debati jo aq të mirë të enjten mbrëma.

Madje, presidenti Biden ka tentuar të arsyetohet për mënyrën se si debatoi, transmeton Reuters.

“Unë e di që nuk jam një djalë i ri, për të thënë të qartë. Unë nuk eci aq lehtë sa dikur, nuk flas aq mirë sa dikur, nuk debatoj aq mirë sa dikur", tha Biden në një tubim një ditë pas përballjes kokë më kokë me rivalin e tij republikan, që u konsiderua gjerësisht si një humbje për presidentin 81-vjeçar./ Nacionale

Lajme të ngjashme