“Notre Dame” gati për t’u rihapur, Macroni e shikon nga brenda - NACIONALE

“Notre Dame” gati për t’u rihapur, Macroni e shikon nga brenda

1 javë më parë

nga NACIONALE

Katedralja e famshme e Parisit, “Notre Dame”, do të rihapet javën e ardhshme për turistë dhe besimtarë, pesë vjet e gjysmë pasi zjarri e kishte kapluar kryeveprën gotike, njëra nga monumentet më të dashura dhe më të vizituara të kryeqytetit francez.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte njëri prej njerëzve të parë që e pa nga afër katedralen e rinovuar të premten në mëngjes. Ai dukej i ngazëllyer me punën që ishte bërë.

Më 15 prill të vitit 2019, njerëzit në Francë dhe në mbarë botën shikonin të tmerruar se si kulmi i katedrales ishte kapluar nga zjarri, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".

Zjarrfikësit kishin punuar tërë natën për ta shpëtuar objektin, ndërsa për më shumë se pesë vjet, mijëra ekspertë përdorën metoda të lashta për të rinovuar e rivendosur gjithçka që ishte shkatërruar ose dëmtuar.

Një ceremoni hapëse – në të cilën janë ftuar krerët e shtetit dhe figura të famshme – është planifikuar për mbrëmjen e 7 dhjetorit, e pasuar nga disa ditë me mesha të posaçme për ta festuar rihapjen e katedrales dhe për t’i falënderuar ata që ndihmuan në shpëtimin dhe rindërtimin e saj.

Lajme të ngjashme