“Njerëzit flenë”: Papa u thotë priftërinjve që të mbajnë derse të shkurtra, ua cakton minutat
Priftërinjtë duhet të mbajnë fjalime të shkurtra dhe të flasin më së shumti tetë minuta për ta shmangur rënien në gjumë të audiencës, ka thënë papa Françesku.
Mesazhet që jepen gjatë meshave në kishë “duhet të jenë të shkurtra: një imazh, një mendim, një ndjenjë”, tha papa gjatë fjalimit të tij javor të mërkurën, raporton gazeta "The Guardian".
Fjalimi nuk duhet të jetë më i gjatë se tetë minuta, “sepse pas asaj kohe, vëmendja humb dhe njerëzit bien në gjumë dhe ata kanë të drejtë” – tha 87-vjeçari.
“Priftërinjtë nganjëherë flasin shumë dhe ju nuk kuptoni se për çfarë janë duke folur” – shtoi ai.
Fjalimet fetare në meshën e Kishës Katolike zakonisht mbahen pas leximit të një pjese të Biblës dhe përdoren për t’i përforcuar mësimet fetare.
Para disa ditëve, papa shkaktoi reagime pas raportimeve se kishte përdorur një term fyes për ta përshkruar komunitetin LGBT.