Një veturë e godet turmën e njerëzve në Mannheim të Gjermanisë - NACIONALE

Një veturë e godet turmën e njerëzve në Mannheim të Gjermanisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një veturë është futur në një turmë njerëzish në qytetin perëndimor gjerman, Mannheim, duke shkaktuar pasoja në njerëz, raportoi të hënën gazeta “Mannheimer Morgen”, duke cituar dëshmitarë.

Policia lokale tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qendër të qytetit, pa dhënë hollësi të tjera, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Incidenti ndodhi në kohën kur turma njerëzish mblidhen nëpër qytete në rajone përfshirë Rheinland-Pfalz për parada për shënimin e sezonit të karnavaleve.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, disa persona janë lënduar, disa prej tyre seriozisht. Një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, raportoi se një person mësa duket ka vdekur. Megjithatë, vdekja e tij nuk është konfirmuar ende.

Më tej, gazeta “Bild” raporton se vozitësi i veturës është arrestuar. Të gjitha rrugët dhe urat që nxjerrin nga qyteti janë duke u kontrolluar nga policia me armë të gjata dhe një helikopter po fluturon mbi qytet.

Paralajmërim: Pamje të rënda!

Lajme të ngjashme