Një ushtar izraelit i vrarë e 16 të plagosur gjatë luftimeve në jug të Gazës - NACIONALE

Një ushtar izraelit i vrarë e 16 të plagosur gjatë luftimeve në jug të Gazës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite njoftoi të premten për vdekjen e një ushtari të vrarë gjatë luftimeve kundër Hamasit në zonën e qytetit Khan Younis në jug të Gazës.

Ushtari i vrarë u identifikua si Rreshter Alon Kudriashov, 21 vjeç, pjesëtar i njësisë Egoz të Brigadës së Komandove, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Vdekja e tij e çon në 254 numrin e përgjithshmë të ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza që nga fillimi i ofensivës tokësore kundër Hamasit.

Kudriashovi u vra dhe 16 ushtarë të tjerë të njësisë Egoz u plagosën, përfshirë gjashtë seriozisht, pasi një anëtar i Hamasit hodhi një granatë në një ndërtesë që po përdorej si fushim afër spitalit “Nasser”, sipas një hetimi të ushtrisë izraelite.

Hamasi publikoi një video të incidentit të së premtes në mëngjes, duke e shfaqur hedhjen e granatës në ndërtesën ku ndodheshin trupat e njësisë Egoz.

Lajme të ngjashme