Një i ri në ShBA shpëtohet nga ura mbi 200 metra e lartë, kishte mbetur i varur - NACIONALE

Një i ri në ShBA shpëtohet nga ura mbi 200 metra e lartë, kishte mbetur i varur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë 19-vjeçar është shpëtuar në një urë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, pasi kishte mbetur i varur me litar. Shoku i tij e incizoi ngjarjen dhe i njoftoi autoritetet.

Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje, pak para orës 18 e 30 minuta, kur policia në distriktin Placer tha se mori një telefonatë për t’u informuar se një i ri kishte mbetur i varur me litar në urën “Foresthill”, që është rreth 200 metra e lartë.

Më shumë se 20 pjesëtarë të policisë dhe zjarrfikës reaguan për këtë rast, bashkë me Ekipin Teknik të Shpëtimit, thuhet në një deklaratë të policisë lokale, raporton "ABC News".

Pas një hetimi, autoritetet morën vesh se 19-vjeçari, që kishte nevojë të shpëtohej, bashkë me shokun 17-vjeçar “po e incizonin atë duke notuar nga pjesa e poshtme e urës”, kur i riu mbeti i bllokuar në litar.

Shoku i tij i njoftoi shërbimet emergjente për të kërkuar ndihmë. Punëtorët arritën që të lëshonin një pjesëtar të tyre me litar deri në nivelin ku ndodhej i riu dhe arritën që ta vendosnin në pjesën e urës që mund të shfrytëzohet për ecje.

“19-vjeçari u kontrollua në vend të ngjarjes nga mjekët dhe refuzoi vëmendje mjekësore, pa pasur ndonjë lëndim të dukshëm”- thanë autoritetet.

Lajme të ngjashme