Një i plagosur nga të shtënat në një shkollë në Gjermani - NACIONALE

Një i plagosur nga të shtënat në një shkollë në Gjermani

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa të shtëna ndodhën të enjten në një shkollë në qytetin verior gjerman, Bremerhaven, dhe një person u plagos, njoftoi policia gjermane.

Një i dyshuar është ndaluar pas të shtënave, ndërsa personi i plagosur, thanë autoritetet.

Gazeta gjermane, “Bild”, raporton se një i dyshuar tjetër është në arrati, i armatosur me hark. Policia tha se është duke hulumtuar për të parë nëse në sulm kishte edhe njerëz të tjerë të përfshirë.

“Bild” raportoi se të shtënat ndodhën në shkollën “Lloyd Gymnasium”.

Lajme të ngjashme