Një grua vdes pasi u ndoq nga ariu në Sllovaki - NACIONALE

Një grua vdes pasi u ndoq nga ariu në Sllovaki

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua 31-vjeçare nga Bjellorusia ka vdekur, pasi është ndjekur nga një ari në pjesën veriore të Sllovakisë, thanë zyrtarët në këtë shtet.

Shërbimi për Shpëtim Malor tha se trupi i gruas ishte nxjerrë nga pylli në malet e Tatras së Ulët të premten në mbrëmje, raporton televizioni BBC.

Ajo kishte qenë duke ecur me një shoqërues mashkull, kur u sulmuan nga ariu.

Sipas burrit, ai dhe gruaja ikën në drejtime të ndryshme. Zona ka pyje të dendura dhe gryka të pjerrëta.

Autoritetet sllovake thanë se dy personat ishin duke ecur në Ultësirën Demanovska, kur u ndoqën nga kafsha e egër.

Trupi i gruas u zbulua nga një qen kërkues pak kohë pasi shoqëruesi i saj kishte kërkuar ndihmë.

Ariu ishte ende afër dhe u tremb nga Shërbimi për Shpëtim Malor me të shtëna paralajmëruese me armë.

Mbetet e paqartë se si ka vdekur gruaja – nëse është rrëzuar nga lartësia apo është mbytur nga ariu.

Zëvendësministri i Mjedisit tha se nëse gruaja do të ishte mbytur nga ariu, autoritetet do ta publikonin menjëherë informatën dhe nuk do ta fshihnin atë.

Viteve të fundit janë regjistruar disa sulme nga arinjtë, përfshirë një rast fatal 2021, që është raportuar si i pari i tillë në Sllovaki për një shekull.

Lajme të ngjashme