Një grua transgjinore rrahet brutalisht nga tre policë italianë në Milano - NACIONALE

Një grua transgjinore rrahet brutalisht nga tre policë italianë në Milano

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua transgjinore braziliante është rrahur brutalisht nga policia italiane, raportuan mediat evropiane dhe pamjet janë bërë virale në rrejte sociale

Një video e një gruaje trans në Milano duke u spërkatur me sprej, shkelmuar dhe rrahur nga tre oficerë policie ka shkaktuar bujë në Itali, me shumë njerëz që kanë nxjerrë një lidhje midis incidentit dhe rritjes së retorikës transfobike në vend, raportoi Euronews.

Pamjet tregojnë oficerët duke goditur vazhdimisht gruan, një shtetase braziliane, ndërsa ajo ulet në tokë pa treguar asnjë lloj rezistence.

Ajo ngre krahët dhe heq syzet. Pastaj merr një goditje të fundit në kokë para se një oficer më në fund ta prangos atë.

Lajme të ngjashme