Niveli i vdekjes në Gaza “pa paralele”, thotë sekretari i OKB-së Guterres - NACIONALE

Niveli i vdekjes në Gaza “pa paralele”, thotë sekretari i OKB-së Guterres

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vdekja nga uria “po troket në secilën derë” në Gaza, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili situatën në enklavën palestineze e cilësoi si “shfaqje tmerri”.

“Përreth botës, shohim një shpërfillje të plotë për të drejtën ndërkombëtare, nëse jo shkelje të prerë të saj” – tha Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton televizioni CNN.

“Nuk kemi të shikojmë më larg se shfaqja e tanishme e tmerrit në Gaza. Në nivelin e vdekjes dhe shkatërrimit pa paralele në kohët e fundit. Kequshqyerja është duke i rritur. Vdekja nga uria po troket në secilën derë. Tani ne po e shohim gulçimin e fundit të një sistemi humanitar të ndërtuar mbi parime humanitare” – tha më tej zyrtari i lartë.

Sistemit humanitar të OKB-së “po i mohohen kushtet për të funksionuar” në Gaza, përfshirë hapësirën për të shpërndarë ndihma dhe sigurinë për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë, shtoi sekretrai Guterres.

Sipas tij, operacioni i ri i ushtrisë izraelite në qytetin Deir al-Balah në pjesën qendrore të Gazës ka nënkuptuar që “shkatërrimi po shtrihet mbi shkatërrimin”.

Guterresi gjithashtu tha se është “i tmerruar” nga sulmi ndaj objekteve të OKB-së brenda Gazës, përfshirë ato të Zyrës së OKB-së për Shërbime të Projekteve dhe depot e rezidencat që i përkasin Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Këto objekte janë të pashkelshme dhe duhet të mbrohen sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare pa përjashtim” – shtoi ai./Nacionale

Lajme të ngjashme