Netanyahu thotë se Izraeli do të nisë bisedime të paqes me Libanin “sa më shpejt që është e mundshme” - NACIONALE

Netanyahu thotë se Izraeli do të nisë bisedime të paqes me Libanin “sa më shpejt që është e mundshme”

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një deklaratë se vendi i tij do të fillojë bisedime me Libanin “sa më shpejt që është e mundshme”.

“Pas apeleve të përsëritura të Libanit për hapjen e bisedimeve me Izraelin, unë e udhëzova dje kabinetin që të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt që është e mundshme” – thuhet në deklaratën e Netanyahut.

Bisedimet “do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe ndërtimin e marrëdhënieve paqësore mes Izraelit dhe Libanit”, thuhet më tej në deklaratë.

Netanyahu gjithashtu tha se Izraeli “e çmon thirrjen e bërë sot nga kryeministri i Libanit për demilitarizimin e Bejrutit”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha se armëpushimi në Lindjen e Mesme duhet ta përfshijë edhe Libanin.

“Ne shpresojmë se armëpushimi do të zbatohet plotësisht në terren, përfshirë Libanin, dhe se procesi do të çojë në paqe të qëndrueshme” – tha kryediplomati turk në një konferencë të përbashkët për gazetarë në Ankara me homologun sirian.

Fidani gjithashtu u bëri thirrje palëve që të zbatojnë një qasje “pajtimi” në bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat do të ndërmjetësohen nga Pakistani./Nacionale

Lajme të ngjashme