Netanyahu nuk kalon, pas protestave masive e shtyn ligjin e reformës në drejtësi - NACIONALE

Netanyahu nuk kalon, pas protestave masive e shtyn ligjin e reformës në drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas një deklarate të dhënë nga partia e ekstremit të djathtë dhe partia e koalicionit Fuqia Hebraike, kryeministri izraelit do ta shtyjë për disa javë projekt-ligjin e diskutueshëm të planifikuar të drejtësisë, në një kapitullim të dukshëm ndaj protestuesve masive që kanë përfshirë vendin prej muajsh.

Sipas The Guardian, në deklaratë është thënë se rishikimi i projektligjit do të shtyhet deri në seancën e ardhshme të parlamentit izraelit, që do të zhvillohet pas festës hebraike të Pashkës, “në mënyrë që të reforma të kalojë përmes dialogut”.

Bëhet e ditur se Kreu i Pushtetit Hebraik, Itamar Ben-Gvir, që shihet si mbështetësi më i madh i projektligjit të rishikimit gjyqësor ka bërë një marrëveshje me Netanyahun për shtyrje në këmbim të formimit të një “garde kombëtare civile” që do të vendoset nën urdhërat e ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Ben-Gvir.

Raportohet se në lidhje me ndryshimet e fundit, Benjamin Netanyahu do të dalë së shpejti me një deklaratë.

Çfarë janë planet e Netanyahut?

Protestat në Izrael kanë nisur tash e disa muaj. Shumë kritikë pretendojnë se reformat që pretendon t’i bëj Netanyahu në sistemin gjyqësor do të cenojnë themelet demokratike të vendit, raporton Reuters.

Në thelb, kontrolli mbi gjyqësorin do t’i ofrojë parlamentit izraelit, i quajtur si Knesset – e me këtë rast edhe partive në pushtet – më shumë kontroll mbi gjyqësorin e Izraelit.

Këto plane efektivisht do të përcaktonin se si do të zgjedheshin gjyqtarët, se mbi çfarë ligjesh mund të vendoste Gjykata Supreme, e madje edhe i jepte pushtet Kuvendit për t’i kthyer vendimet e Gjykatës Supreme.

Lajme të ngjashme