Netanyahu i krahason protestat në universitetet amerikane me nazistët gjermanë në të 30-at
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dënoi një “valë anti-Semite” në Shtetet e Bashkuara përmes një video-mesazhi në gjuhën angleze të mërkurën, në kohën e protestave të gjera kundër Izraelit e pro palestinezëve në kampuse universitare në pjesë të ndryshme të ShBA-së.
Aktivistë të zemëruar nga lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza janë përfshirë në përplasje me administratat e universiteteve që po synojnë t’i çmontojnë tendat e vendosura në hapësirat e tyre. Studentët hebraikë dhe fakultetet thonë se në protesta përfshihen ngacmime anti-semite dhe thirrjet për dhunë kundër hebrenjve si dhe përkrahja për masakrën e Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor të vitit të kaluar, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Turma antisemite kanë pushtuar universitete udhëheqëse. Ato bëjnë thirrje për asgjësimin e Izraelit, ata sulmojnë studentë hebrenj, ata sulmojnë fakultete hebraike” – tha Netanyahu, që skenat në ShBA i krahasoi me ato që i kishin paraprirë Holokaustit në Gjermaninë naziste.
Anti-Semitism on campuses in the United States is reminiscent of what happened in German universities in the 1930s.
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) April 24, 2024
The world cannot stand idly by. pic.twitter.com/oHlwig1vCl
“Kjo ta kujton atë që ndodhi në universitete gjermane në të tridhjetat. Është e pandërgjegjshme. Duhet të ndalet. Duhet të dënohet pa mëdyshje” – shtoi kryeministri izraelit.
“Por kjo nuk është ajo që ndodhi. Kur i dëgjoni ata, ata nuk thonë vetëm “vdekje Izraelit” dhe “vdekje hebrenjve”, por edhe “vdekje Amerikës” – u ankua Netanyahu.