Netanyahu flet me Trump rreth nevojës për “fitore” në një bisedë telefonike “shumë të ngrohtë” - NACIONALE

Netanyahu flet me Trump rreth nevojës për “fitore” në një bisedë telefonike “shumë të ngrohtë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se pati një bisedë telefonike “shumë të ngrohtë” me Presidentin e zgjedhur të ShBA-ve, Donald Trump, gjatë të cilës ata folën për luftën e Izraelit kundër Hamas-it në Gaza.

Lideri i Izraelit tha se diskutoi një sërë çështjesh me Trump gjatë bisedës të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë qëndrimin e Izraelit ndaj Sirisë, angazhimin e tij për të parandaluar Hezbollah-un që të ripajiset në Liban dhe “nevojën për të përfunduar fitoren e Izraelit” në Gaza, shkruan CNN/

Liderët gjithashtu folën për nevojën për të sjellë në shtëpi pengjet e mbetur në Gaza, tha Netanyahu. Mendohet se Hamas dhe grupe të tjera po mbajnë ende 100 pengje në Rripin e Gazës — të gjithë përveç katër prej tyre janë kapur gjatë sulmit të 7 tetorit 2023. Pothuajse gjysma e tyre mendohet se janë ende gjallë.

“Diskutova për të gjitha këto përsëri mbrëmë me mikun tim, Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump,”
tha Netanyahu.

Lajme të ngjashme