Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke thënë se ai nuk ka besim ndaj Gallantit për menaxhimin e operacioneve të vazhdueshme ushtarake, kur lufta në Gaza dhe në Liban po vazhdojnë.
Netanyahu e emëroi kryediplomatin Israel Katz në postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa Gideon Saar do të jetë ministër i ri i Punëve të Jashtme, thuhet në një deklaratë të zyrës së Netanyahut, raporton agjencia “Reuters”.
Gallanti dhe Netanyahu, të dy anëtarë të partisë Likud, me muaj janë përplasur rreth objektivave të luftës së Izraelit në Gaza kundër Hamasit, dhe shumë njerëz kishin pritur që kryeministri ta shkarkonte ministrin herët a vonë.
Netanyahu tha se përtej mendimeve të ndryshme, “një krizë e besimit u hap gradualisht… dhe kjo krizë nuk e lejon vazhdimin normal të menaxhimit të fushatës. Pas kësaj, unë vendosa sot që ta përfundoj mandatin në zyrë të ministrit të Mbrojtjes” – tha ai në një deklaratë.