Netanyahu e quan të turpshëm pezullimin e shitjes së disa armëve nga Britania - NACIONALE

Netanyahu e quan të turpshëm pezullimin e shitjes së disa armëve nga Britania

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendimi i Britanisë së Madhe për të pezulluar disa shitje armësh në vendin e tij është “i turpshëm”.

Në një varg shkrimesh me gjuhë të ashpër në rrjete sociale, Netanyahu tha se bllokimi i pjesshëm nuk do të ndikojë në “vendosmërinë” e Izraelit, raporton televizioni BBC.

“Në vend që të qëndrojmë me Izraelin, demokraci mike që e mbron veten kundër barbarizmit, vendimi i keqdrejtuar i Britanisë vetëm do ta trimërojë Hamasin” – shtoi ai.

“Me apo pa armë britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë dhe do ta sigurojë të ardhmen tonë të përbashkët” – u zotua kryeministri izraelit.

Nga cilat vende merr armë Izraeli?

Edhe pse Izraeli është eksporutes i rëndësishëm i armëve, ushtria e tij ka qenë shumë e varur nga importi, kur bëhet fjalë për aeroplanë, bomba me dretim dhe raketa.

Shtetet e Bashkuara janë bindshëm furnizuesja më e madhe e Izraelit me armë, duke e ndihmuar këtë shtet që të ndërtojë njërën prej ushtrimeve me teknologjinë më të sofistikuar në botë.

Gjermania është eksportuesja e dytë më e madhe e armëve në Izrael, duke përbërë 30 për qind të importeve atje mes viteve 2019 dhe 2023, sipas Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Studimin e Paqes.

Italia përbën vetëm 0,9 për qind të importeve ushtarake izraelite në periudhën 2019 – 2023 dhe raportohet se Izraeli nga ky shtet evropian ka blerë, mes tjerash, helikopterë e artileri detare.

Eksportet ushtarake britanike në Izrael janë “relativisht të vogla”, sipas Qeverisë së Britanisë. Më 2022, vlera e tyre ishte 53 milionë dollarë./Nacionale

Lajme të ngjashme