Netanyahu e pranon vrasjen e punëtorëve: Ushtria goditi pa qëllim njerëz të pafajshëm
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat izraelite “pa qëllim goditën njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”.
“Fatkeqësisht, në ditën e fundit, ishte një incident tragjik ku forcat tona pa qëllim goditën njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës. Kjo ndodh në luftë dhe ne po e hetojmë këtë tërësisht. Jemi në kontakt me qeveri dhe do të bëjmë gjithçka për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen” – tha Netanyahu, raporton televizioni CNN.
Komentet e Netanyahut erdhën pas vrasjes së të paktën shtatë punëtorëve të organizatës Kuzhina Qendrore Botërore në Gaza.
Ushtria izraelite tha më herët të martën se ishte duke e hetuar sulmin “në nivelet më të larta”.
Kryeministri izraelit iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore në fundjavë për ta trajtuar herninë.
Disa shtete e organizata ndërkombëtare kanë reaguar pas vrasjes së punëtorëve të huaj të ndihmave. Gazeta Nacionale më herët të martën publikoi një artikull me disa prej reagimeve kryesore. Për ta lexuar artikullin, klikoni këtu.