Netanyahu: Aleatët tanë kanë kujtesë të dobët për sulmin e 7 tetorit - NACIONALE

Netanyahu: Aleatët tanë kanë kujtesë të dobët për sulmin e 7 tetorit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se aleatët e Izraelit kanë kujtesë të dobët në lidhje me sulmin e 7 tetorit që e kreu Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai u zotua se forcat izraelite do ta vazhdojnë ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare.

“Miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare u them: A është kujtesa juaj aq e dobët? Ju e harruat kaq shpejt 7 tetorin, masakrën më të rëndë kundër hebrenjve prej Holokaustit”, tha Netanyahu.

“A jeni të gatshëm t’ia mohoni kaq shpejt Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur kundër përbindëshave si Hamasi?” shtoi ai.

Netanyahu e përsëriti se Izraeli do të kryejë ofensivë edhe në Rafah. /REL

Lajme të ngjashme