Nëntë të plagosur nga të shtënat në San Francisko të ShBA-së - NACIONALE

Nëntë të plagosur nga të shtënat në San Francisko të ShBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën nëntë persona u qëlluan me armë të premten në atë që policia beson se ishte “incident i izoluar dhe me shënjestër” në distriktin Mission të San Franciskos.

Zyrtarja e policisë në San Francisko, Eve Laokwansathitaya, tha gjatë një konference për gazetarë se pritet që të gjithë të plagosurit të mbijetojnë dhe se ngjarja ndodhi gjatë një lloj ndeje, raporton televizioni CNN.

Të paktën pesë persona të lënduar janë dërguar në spital, sipas Santiago Lerma-s, ndihmës i një anëtari të Bordin të Mbikëqyrësve në San Francisko. Njëri prej pesë të plagosurve iu nënshtrua një operacioni të premten në mbrëmje, ndërsa katër të tjerë u trajtuan për lëndime të lehta, tha Lerma.

Policët e Departamentit të Policisë të San Franciskos u thirrën për të shkuar në vendin e ngjarjes në distriktin Mission rreth orës 21 sipas kohës lokale.

Autoritetet nuk raportuan menjëherë për ndonjë person të arrestuar për këtë rast.

Distrikti Mission është lagje e madhe dhe e llojllojshme, shpesh e njohur për arkitekturën e saj historike në pjesën qendrore-lindore të San Fransikos.

Lajme të ngjashme