Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për qeverinë e re të Sllovakisë, pritet ulja e mbështetjes për Ukrainën
Ish-kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, dhe partia e tij kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni për të formuar një qeveri të re që pritet të reduktojë mbështetjen për Ukrainën, raporton Reuters.
Fico, një kryeministër tre herë në pushtet në vitin 2018, me zotimet për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, me një qëndrim të ashpër ndaj migracionit të paligjshëm dhe ndaj rritjes së çmimeve, arriti që t’i fitojë sërish zgjedhjet me 30 shtator.
Ai po ashtu ka mbështetur bisedimet e paqes për Ukrainën ndërsa ajo lufton pushtimin rus – një linjë e ngjashme me atë të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, por e refuzuar nga Kievi si një që do të inkurajonte vetëm agresionin rus.
Partia e majtë, populiste Smer-SD e Ficos arriti një marrëveshje javën e kaluar me qendrën e majtë Hlas dhe Partinë Kombëtare Sllovake nacionaliste për të formuar një koalicion që do të ketë 79 nga 150 vendet në parlament.
Ndërkohë, pakti i së hënës, i cili mund të lejojë presidentin të emërojë qeverinë e re, ka rënë tashmë dakord për ndarjen e pozicioneve të kabinetit, duke i dhënë Smer-SD ministritë e mbrojtjes, financave, të jashtme dhe të drejtësisë.
