Nëndetëset ruse me energji bërthamore hedhin raketa gjatë ushtrimeve në Detin Barents - NACIONALE

Nëndetëset ruse me energji bërthamore hedhin raketa gjatë ushtrimeve në Detin Barents

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëndetëset me energji bërthamore të Flotës Veriore të Rusisë hodhën raketa lundruese në caqe detare si pjesë e ushtrimeve në Detin Barents, raportuan të mërkurën agjencitë ruse të lajmeve, duke e cituar shërbimin e lajmeve të kësaj flote.

“Nëndetëset bërthamore me raketa… të Flotës Veriore kryen shkrepje praktike të raketave në caqe detare në Detin Barents” – raportoi agjencia TASS, duke e cituar deklaratën e flotës, përcjell agjencia “Reuters”.

Nëndetëset me energji bërthamore, “Severodvinsk” dhe “Orel”, hodhën raketa lundruese “Kalibr” dhe “Granit” nga një largësi prej rreth 170 kilometrash në një cak që simulonte një detashment të anijeve ankoruese të një armiku të trilluar, raportoi agjencia e lajmeve “Interfax”.

“Sipas të dhënave objektive të kontrollit, ushtrimi luftarak u përfundua me sukses. Armët raketore që u përdorën edhe një herë i kanë vërtetuar karakteristikat e tyre të qenësishme dhe besueshmërinë e lartë” – raportoi më tej agjencia “Interfax”, duke e cituar deklaratën e flotës ruse.

Zona e hedhjes së raketave ishte mbyllur paraprakisht për lundrim civil dhe fluturime të aviacionit.

Deti Barents, afër Oqeanit Arktik, ndodhet afër brigjeve veriore të Norvegjisë dhe Rusisë dhe ndahet mes ujërave territoriale norvegjeze dhe ruse.

Lajme të ngjashme