Në ShBA është shitur bileta fituese e jackpot-it prej një miliard e tetë milionë dollarësh - NACIONALE

Në ShBA është shitur bileta fituese e jackpot-it prej një miliard e tetë milionë dollarësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një biletë fituese në Shtetet e Bashkuara është shitur për jackpot-in e së mërkurës në “Powerball”, njoftuan zyrtarët e kësaj lotarie. Shuma e jackpot-it është një miliard e tetë milionë dollarë.

Bileta fituese është blerë në një dyqan në Las Palmitas të Los Angelesit, raporton televizioni BBC.

Në biletën fituese ndodhen numrat 7, 10, 11, 13 dhe 24 si dhe numri i veçantë “Powerball”, 24.

Sipas kësaj lotarie, gjasat për ta fituar shumën marramendëse ishin një në 292 milionë e 200 mijë.

Nuk është e qartë nëse pronari i biletës fituese është paraqitur në lotari për ta kërkuar shpërblimin.

Kur të paraqitet, ai ose ajo i ka dy mundësi: ta marrë shumën e plotë me pjesë gjatë tri dekadave të ardhshme ose të marrë një shumë prej 558,1 milionë dollarësh, pa e llogaritur shumën që hiqet si taksë.

Askush nuk i kishte fituar shumat e mëdha në lotaritë “Powerball” dhe “Mega Millions” nga muaji prill. Javëve të fundit, të dyja shumat u rritën në nivelin më të lartë ndonjëherë. Shorti për një fitues të mundshëm të 720 milionë dollarëve në “Mega Millions” pritet të tërhiqet të premten.

Lajme të ngjashme