NATO dënon sulmin e Iranit: Jetike është të mos dalë jashtë kontrolli konflikti në Lindje të Mesme
Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit, teksa ka kërkuar edhe për vetëpërmbajte nga palët.
Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah përmes një postimi në “X” ka thënë se NATO-ja po vëzhgon nga afër zhvillimet e mëtejme.
“Ne dënojmë përshkallëzimin brenda natës të Iranit, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”.
“Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit”, tha ajo.