NASA-s i humb kontakti me sondën rekorde pas dërgimit të komandës së gabuar
Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës të ShBA-së (NASA) i ka humbur kontakti me sondën e saj, “Voyager 2”, e cila ndodhet miliarda kilometra larg Tokës, pas shkëputjes së kontaktit me të gabimisht, njoftoi kjo agjenci.
Muajin e kaluar, sondës që përdorej për hulumtimin e hapësirës që nga viti 1977 iu dërgua komandë e gabuar, duke e lakuar antenën e saj për dy shkallë larg drejtimit nga Toka, raporton televizioni BBC.
Si rezultat, sonda nuk pranoi më komanda dhe nuk dërgoi të dhëna. NASA tha se shpreson që komunikimi me këtë objekt do të rivendoset, kur ai të riaktivizohet në tetor.
Sonda “Voyager 2” ndodhet rreth 20 miliardë kilometra larg Tokës, ku është duke lëvizur me shpejtësi të vlerësuar prej 55 mijë e 346 kilometrash në orë nëpër hapësirën ndëryjore.
Nga 21 korriku, sonda nuk ka mundur që të pranojë komanda ose të kthejë të dhëna në Rrjetin e Hapësirës së Thellë të NASA-s, rrjet i antenave gjigante në përreth botës, dhe nuk ka marrë komanda as nga kontrolluesit në Tokë.
Agjencia amerikane tha të hënën se qendra e saj e madhe në Canberra të Australisë po mundohet që të zbulojë ndonjë sinjal të rastit nga sonda. Nga largësia ku ndodhet ajo, nevojiten më shumë se 18 orë që të vijë një sinjal në Tokë.
Sonda është e programuar që ta riaktivizojë drejtimin e saj disa herë në vit për ta mbajtur antenën në drejtim të Tokës. Riaktivizimi i ardhshëm është i caktuar për datën 15 tetor dhe NASA tha se ky veprim duhet ta mundësojë rifillimin e komunikimit.
“Voyager 2” dhe “Voyager 1” janë sondat e vetme që kanë vepruar ndonjëherë jashtë heliosferës, fushë mbrojtëse e përbërësve dhe fushave magnetike që formohen nga Dielli. Ato arritën në hapësirë ndëryjore në vitin 2018, përkatësisht 2012.
