Motra e Kimit të Veriut tallet me paradën ushtarake të Koresë së Jugut - NACIONALE

Motra e Kimit të Veriut tallet me paradën ushtarake të Koresë së Jugut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kim Yo Jong, motra me ndikim e kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kritikoi një paradë ushtarake të mbajtur në Seul të Koresë së Jugut këtë javë për Ditën e Forcave të Armatosura dhe e quajti atë “shfaqje klouni”.

Ajo gjithashtu i minimizoi kapacitetet ushtarake të Koresë së Jugut që u shfaqën në paradë dhe e kritikoi fluturimin e një bombarduesi të prodhimit amerikan të tipit B-1B në paradën e së martës, raporton agjencia “Reuters”.

“Kush do të mund të fliste për “fund të regjimit” duke e shfaqur atë që është një armë e tillë në mënyrë të padobishme e madhe” – citohet të ketë thënë Yo Jong, sipas agjencisë së lajmeve KCNA, duke iu referuar shfaqjes së raketës së re e të fuqishme të Koresë së Jugut, “Hyunmoo-5”, që mund të bartë ngarkesë prej tetë tonësh.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se qëllimi i paradës së të martës ishte pjesërisht shfaqja e fuqisë ushtarake të Koresë së Jugut si parandalim për Korenë e Veriut, shtet që shpesh mban parada me armë si raketat balistike ndërkontinentale.

Në një fjalim të mbajtur para paradës, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se dita kur Penjani përdor armë bërthamore, do të jetë fundi i regjimit të tij.

Në paradën e mbajtur në një bazë ajrore në Seul morën pjesë rreth 5.300 trupa dhe u përfshinë 340 lloje të pajisjeve ushtarake si dhe fluturimi i aeroplanëve. Një paradë tjetër më e vogël u mbajt në qendër të Seulit, duke tërhequr mijëra spektatorë./Nacionale

Lajme të ngjashme