Momenti kur një burrë alivanoset pranë tavolinës së Trumpit
Një shef i një kompanie farmaceutike u alivanos të enjten në Zyrën Ovale, ku po qëndronte i ulur presidenti amerikan, Donald Trump.
Ky rast i dha fund në mënyrë të papritur njoftimit të shumëpritur të Trumpit për një marrëveshje rreth çmimeve të disa barnave.
Konferenca për shtyp u shndërrua në rrëmujë rreth 45 minuta pas fillimit, kur burri u duk sikur u alivanos dhe u desh të ndihmohej nga të pranishmit.
Sipas disa reporterëve që ishin të pranishëm në konferencë, burri që u alivanos është Gordon Findlay, i cili ka pozitë ekzekutive në kompaninë farmaceutike “Novo Nordisk”.