Moldavia paralajmëron se Rusia po tenton ta tërheqë në luftë
Forcat moldave të sigurisë janë vënë në gatishmëri të lartë pas një sërë shpërthimesh në Transnistria, një enklavë separatiste pro-ruse. Zhvillimet kanë shkaktuar shqetësim për rolin që mund të luajnë rreth 1500 ushtarë rusë të vendosur atje në mbështetjen e fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainën fqinje, shkruajnë mediat botërore.
Autoritetet në rajonin separatist thanë se tre sulme të veçanta terroriste të hënën dhe të martën goditën një bazë ushtarake, dy kulla radioje të kohës sovjetike që transmetonin në rusisht, dhe një seli të sigurisë shtetërore në Tiraspol. Nuk raportohet për viktima.
Moldavia është e kujdesshme ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i cili e ka vënë këtë shtet të vogël dhe të varfër ish-sovjetik në prag të një zone lufte aktive. Transnistria, një rrip i ngushtë toke në kufi me Ukrainën, u nda nga Moldavia në luftën civile të vitit 1992 dhe që atëherë u mbajt nga separatistët pro-rusë, megjitëse nuk njihet ndërkombëtarisht.
Moska ka një forcë ushtarake atje që e quan si një forcë paqeruajtëse. Pjesa më e madhe e popullsisë prej 350 mijë banorësh ka nënshtetësi ruse pas fushatës së Moskës për t'i pajisur me pasaporta.
Qeveria e presidentes moldave, Maya Sandu, deklaroi se shpërthimet ishin një provokim rus që synonte të krijonte tensione midis enklavës dhe pjesës tjetër të Moldavisë.
"Analiza jonë tregon se ka tension midis forcave të ndryshme brenda Transnistrias që janë të interesuara për destabilizimin e situatës," u tha Sanda gazetarëve pas takimit të Këshillit të Sigurimit, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Pas shpërthimeve, autoritetet transnistriane ngritën kërcënimin e terrorizmit në nivelin më të lartë, rritën gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë dhe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, me postblloqe ushtarake të vendosura pranë kufijve të qytetit.
“Rreziku ka arritur nivelin e duhur. Shpërthime po dëgjohen në vend," shkroi Vadim Krasnoselski, president i Transnistrias që nuk njihet si shtetr. “Sigurisht, çdo sfidë do të adresohet në mënyrë adekuate”, shtoi ai.
Sandu tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte rekomanduar ngritjen e gatishmërisë luftarake të forcave të sigurisë, rritjen e numrit të patrullimeve dhe kontrolleve pranë kufirit të Moldavisë me Transnistrinë dhe monitorimin më nga afër të infrastrukturës kritike.
"Ne dënojmë të gjitha provokimet dhe përpjekjet për të përfshirë Republikën e Moldavisë në akte që mund të rrezikojnë paqen në vend," tha ajo.
Zëvendës komandanti i Qarkut Qendror Ushtarak Rus, gjeneral-koloneli Rustam Minekayev, tha më 23 prill se duke folur në takimin vjetor të industrisë së mbrojtjes, gjeneral brigade Rustam Minekayev, komandant në detyrë i Qarkut Qendror Ushtarak Rus, tha se forcat e armatosura ruse kanë në plan për të "depërtuar" në rajon - në lindje të Moldavisë, në kufirin me Ukrainën dhe më pak se 50 kilometra nga qyteti port ukrainas i Odessa-së.
Ai tha se qëllimi i tij ishte të krijonte një "korridor tokësor për në Krime", raportuan mediat ruse.
Një korridor i tillë duhet të lidhë gjithashtu kontinentin rus me Transnistrinë.
Në fjalimin e tij, Minekayev deklaroi vlerën strategjike të rajonit, duke pretenduar se "kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugë për dalje nga Transnistria, ku ka edhe fakte që tregojnë shtypjen e popullatës rusishtfolëse".
Moldavia e dënoi deklaratën si "jo vetëm të papranueshme, por edhe të pabazë" dhe paralajmëroi Rusinë se rrezikon të përkeqësojë tensionet mes dy vendeve.