Mjeku i syve tregon për gjendjen e të plagosurve në Liban: Ishte si ankth - NACIONALE

Mjeku i syve tregon për gjendjen e të plagosurve në Liban: Ishte si ankth

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori Elias Warrak, oftalmolog në një spital në Bejrut të Libanit, i ka thënë reporteres së televizionit BBC se pasditja e së martës ishte si ankth, raporton transmetuesi publik britanik.

Mjeku tha se u detyrua që të hiqte sy të pacientëve më shumë sesa që kishte hequr gjatë tërë karrierës së tij 25-vjeçare.

“Ishte shumë vështirë. Shumica e pacientëve ishin burra të rinj në të njëzetat dhe në disa raste m’u desh t’i hiqja të dy sytë [e pacientëve]” – shtoi ai.

Më tej, mjeku tha se ishte larguar nga salla e operacioneve në orën 4 të mëngjesit, por u kthye vetëm tri orë më pas, ku pa një grup të ri të pacientëve që po prisnin për t’u operuar.

Hezbollahu e ka fajësuar Izraelin për shpërthimin e mijëra pajisjeve të komunikimit që njihen si pejxherë.

Anëtarët e Hezbollahut i përdorin këto pajisje nga frika se telefonat mobilë mund t’u përgjohen./Nacionale

Lajme të ngjashme