Mjekët thonë se forcat izraelite vranë tetë palestinezë në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Mjekët thonë se forcat izraelite vranë tetë palestinezë në Bregun Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat izraelite vranë të paktën tetë palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor të martën, shtatë prej tyre gjatë përleshjeve gjatë një bastisjeje në qytezën Tulkarm, afër kufirit me Izraelin, thanë mjekët dhe mediat lokale.

Ushtria dhe policia izraelite thanë se forcat e tyre, të dërguara në Tulkarm për të kapur militantë të dyshimtë, u ballafaquan me zjarr dhe vranë disa palestinezë të armatosur gjatë betejës që pasoi, raporton agjencia “Reuters”.

Një sulm ajror izraelit goditi një grup palestinezësh që qëlluan me armë dhe hodhën një bombë, thuhet në një deklaratë të ushtrisë e policisë izraelite. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, WAFA, tha se ky sulm ajror u krye me dron dhe la të vrarë tre persona.

Nuk pati ndonjë të dhënë për viktima të mundshme izraelite dhe asnjë grup i armatosur palestinez nuk tha se kishte humbur pjesëtarë gjatë incidentit.

Një palestinez tjetër u vra nga të shtënat e forcave izraelite të martën në Beit Aynoun, në veri të qytetit Hebron, në jug të Bregut Perëndimor, thanë zyrtarët mjekësorë.

Izraeli ka qenë duke kryer sulme ndaj grupeve të armatosura në Bregun Perëndimor me intensitet në rritje gjatë zhvillimit të luftës kundër Hamasit e Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës.

Zemërimi për pasojat e luftës në Gaza është shtuar në Bregun Perëndimor dhe në shumë pjesë të botës arabe, ndërsa janë shpeshtuar thirrjet për armëpushim në enklavën e izoluar.

Lajme të ngjashme