Ministria në Gaza: Nëntë të vrarë nga sulmi izraelit në Rafah
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që drejtohet nga Hamasi, thotë se të paktën nëntë persona janë vrarë nga sulmet në qytetin jugor të kësaj enklave, Rafah, përderisa aeroplanët dhe tanket izraelite goditën disa pjesë të territorit gjatë natës.
Sipas kësaj ministrie, një sulm goditi një ndërtesë banimi në qytet, raporton televizioni BBC.
Këto sulme vijnë pasi zyrtarë amerikanë ngritën shqetësime me homologët izraelitë për planet e Izraelit për operacion ushtarak në Rafah.
Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë bërë thirrje Izraelit që të mos nisë ofensivë të madhe në Rafah për ta shmangur rritjen e numrit të viktimave civile në Gaza.
Ndërkohë, për sulme ajrore është raportuar edhe në kampin e refugjatëve “Al-Nuseirat” në pjesën qendrore të Gazës.