Ministri izraelit u jep 72 orë ultimatum kompanive që i ngritën çmimet gjatë luftës - NACIONALE

Ministri izraelit u jep 72 orë ultimatum kompanive që i ngritën çmimet gjatë luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Ekonomisë i Izraelit, Nir Barakat, u ka dhënë një ultimatum kompanive izraelite të ushqimit që i kanë ngritur çmimet e produkteve nga sulmi i Hamasit më 7 tetor dhe lufta që pasoi, duke i paralajmëruar se do të futen në listën e zezë, nëse nuk e ndryshojnë këtë dukuri.

Në mesin e kompanive që i kanë ngritur në masë thelbësore çmimet e produkteve nga fillimi i luftës përfshihen “Tnuva”, “Osem” dhe “Strauss”, të cilat në janar i ngritën disa çmime deri në 25 për qind, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Nga 7 tetori, Shteti i Izraelit ka qenë në një luftë të gjatë dhe të vështirë, e cila ka pasoja serioze për ekonominë dhe publikun izraelit. Për habinë e të gjithë neve, në rrethanat e luftës, ne jemi dëshmitarë të rritjes së çmimit të ushqimit nga korporatat e mëdha, furnizuesit dhe shitësit me pakicë, me bashkërendim pothuajse të përkryer” – thuhet në letrën e ministrit Barakat dërguar kompanive.

Më pas, ai thotë se është për keqardhje që thirrjen e tij për ngrirje të çmimeve deri në përfundim të luftës janë shpërfillur dhe i akuzon kompanitë për “pështyrje në fytyrën e konsumatorëve që janë besnikë ndaj jush dhe ua pasurojnë valixhet e xhepat tuaj”.

Barakati i paralajmëroi kompanitë se ato kanë 72 orë kohë për t’i zhbërë rritjet e çmimeve dhe cilado kompani që nuk e bën këtë do të futet në listë të zezë.

Përmbajtja e saktë e listës së zezë dhe ndikimi që do të mund të kishte ajo janë të paqarta.

Për më tepër, sipas ministrit, ai është duke ekzaminuar masa të ndryshme që mund t’i parandalojnë kompanitë nga veprimet e ardhshme përsëri në të ardhmen.

Lajme të ngjashme